“Big Brother VIP 5”/ Zbulohet banori i parë për këtë edicion, një këngëtar i njohur
Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i West Side Family, është shpallur zyrtarisht konkurrenti i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP.
Këngëtari është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të muzikës shqiptare, i identifikuar prej vitesh si një nga anëtarët kryesorë të grupit ikonë West Side Family, i cili ka lënë gjurmë të forta në kulturën pop shqiptare me këngë hite dhe performanca të paharrueshme.
Karriera e Mirrit është shoqëruar me një bazë të gjerë fansash, ndërsa pjesëmarrja e tij në këtë format pritet të sjellë nostalgji, njohje të menjëhershme dhe interes të lartë nga publiku, duke e bërë një nga emrat më të komentuar që në nisje të spektaklit.
Në jetën personale, Miri ka ndarë se ka një marrëdhënie të qëndrueshme me bashkëshorten e tij gjermane, me të cilën është njohur në një dasmë, dashuri që sipas tij ishte “me shikim të parë” nga ana e saj. Ai është gjithashtu baba i një vajze 13-vjeçare, e cila jeton në Gjermani dhe flet shqip.
KOHA JONË SONDAZH

