”Big Brother VIP Albania 2”, zbulohet se kush do ta drejtojë emisionin

”Big Brother Vip Albania 2”, do të nis së shpejti. Lajmi është bërë me dije nga Top Channel, që ka publikuar edhe spotin për nisjen e programit së shpejti.

Programi që theu çdo rekord shikueshmërie do të kthehet së shpejti. Edhe këtë vit drejtimi i emisionit duket se do t’i besohet Arbana Osmanit.

“Big Brother Vip Albania, së shpejti me Arbana Osmanin”, thuhet në fund të spotit.

Ende nuk dihet se kur do të nisë Big Brother dhe se kush do të jenë VIP-at që do të futen në shtëpinë e madhe.

SHKARKO APP