Big Brother VIP Albania 5 nis ndryshe, dokumentar dhe performancë me motive kombëtare nga banorët

Spektakli i së martës i Big Brother VIP Albania 5 ka nisur ndryshe nga zakonisht, duke surprizuar publikun me një hapje emocionuese dhe plot simbolikë kombëtare.

Mbrëmja u çel fillimisht me pamje të shkurtra që rikujtonin momentet kyçe të luftës dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, duke krijuar një atmosferë reflektuese dhe krenarie për shikuesit.

Pas këtij kolazhi historik, skena u gjallërua nga një performancë me motive kombëtare e realizuar nga vetë banorët e shtëpisë më të famshme. Interpretimi kryesor erdhi nga këngëtari Mal Retkoceri, i cili solli këngën e njohur “Pavarësia”, projekt i famshëm i Ilir Shaqiri, duke e shoqëruar me një interpretim plot emocion dhe energji patriotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Performanca u plotësua nga një koreografi e veçantë me elemente tradicionale dhe simbolike, e ideuar dhe drejtuar nga balerina e shtëpisë, Selin Bollatii, e cila solli në skenë një kombinim elegant lëvizjesh artistike dhe motiveve kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të hapjes, moderatori i spektaklit uroi publikisht të gjithë shqiptarët e Kosovës me rastin e festës së 17 Shkurtit, duke e kthyer nisjen e spektaklit në një moment festiv dhe domethënës që u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?