Bigi gjeje një emër tjetër!

Big Mama, këngëtarja nga Tetova e cila tashmë njihet në të gjithë Shqipërinë e madhe, ka befasuar me ndryshimin drastik të saj të gjithë fansat, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithëve na shkon mendja tek një vajzë e shëndoshë dhe me një buzëqeshje e një sharmë të pa krahasuar kur përmendet emri i saj Big Mama. Por ajo më nuk është Big Mama.

Besiana Kasami dita-ditës po tërheq vëmendjen e publikut me pamjen e saj të re pas ndërhyrjeve që ka bërë. Ajo është shndërruar gati si një manekine. Është dobësuar aq shumë sa që tashmë nuk ta qon mallin e asaj Big Mamës së vjetër në paraqitje.

E vetmja gjë që ka mbet nga Big Mama, është zëri i saj dhe energjia pozitive që e karakterizon atë si person.

Tashmë duket se ka ardhur koha që Big Mama duhet ta ndërroj edhe emrin e saj artistik apo jo?

Nga Big Mama, mund ta bëj emrin Seksi Mama, do i përshtatej më shumë me pamjen e re.

Vlen të cekim se Besiana ka befasuar shumë me pamjen e re. Por duket se pamja e re nuk i la asaj atë bukuri që kishte! Ndoshta këngëtarja Kasami është ende në transit, e do ta rikthej edhe ëmbëlsinë që kishte në paraqitje.

Se edhe pse po duket shumë më bukur dhe më e freskët në trup, ne jemi mësuar ta shohim atë Bigun si ëmbëlsirë që ishte.

Ne ua sjellim ca foto krahasuese të Bigut para dhe pas ndërhyrjeve që ajo ka bër për largimin e peshës.

SHKARKO APP