Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës anticovid

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe miliarderi i njohur, Bill Gates përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës anticovid.

“Një nga avantazhet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën Covid-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem shumë mirë. Falenderoj të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në prova, rregullatorët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë që bënë të mundur zhvillimin e vaksinës,” ka shkruar ai krahas fotos në Twitter.

Ai nuk ka dhënë detaje se cilën vaksinë ka marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?