Billie Eilish, kryeson listat me albumin e ri “Happier Than Ever”

Edhe pse vetëm 19-vjeçe, abumi i ri i Bille Eilish, “Happier Than Ever” ka shënuar 39.000 shitje kopjesh brenda kësaj jave duke i dhënë  suksesin e një tjetër albumi që kryeson listën e Mbretërisë së Bashkuar.

“When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’, albumi debutues i saj regjistroi 48.000 shitje në javën e parë, pak më shumë se sa i dyti i cili pati 30.000. 19-vjeçarja është tanimë e para artiste ndërkombëtare që arrin të kryesojë listat me dy albumet e saj të para që pas Lana Del Rey me “Born To Die” dhe “Ultraviolence” në 2012 dhe 2014.

Billie ka falënderuar admiruesit e muzikës së saj për mbështetjen ndaj albumit, i cili ka marrë kritika pozitive nga “The Guardian” dhe “Los Angeles Times” që e kanë cilësuar si një mrekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?