Binjake bëhesh nuk lind (FOTO)

Të gjithë kemi ëndërruar në jetë të jemi binjake. Jemi përpjekur edhe të vishemi njëlloj me motrën, ose në mungesë të një motre me ndonjë shoqe ose kushërirë. Po ky qejf mesa duket vazhdon edhe kur rritesh. Për disa nga këto gocat e showbizit qenka kusht për të bërë set fotosh dyshe.

Motrat Vjollca e bënë vjet në dimër. Të dyja u veshën e u ngjeshën si për dimër, bënë edhe një grim nga ai i akullti. Shumë pudër të bardhë, flokët të bardha, të lyera me të njëjtën bojë dhe buzët po njëlloj. Nëse do të kishin pasur një pasqyrë përpara as veten s`do ta njihnin, kush ishte njëra e kush tjetra.

Po Xhensila dhe Kida që s`kanë ndonjë lidhje të madhe, veç miqësisë? E mbajmë mend mirë atë momentin te klipi “Uh baby”. Vështirë e ka pasur Besi ta dallojë kush është gruaja në këtë foto. Pa shumë laps, rimel e buzëkuq, me ndihmën e makeup-it ia kanë arritur të bëhen gati binjake.

Edhe miket e ngushta Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi kanë bërë një set fotosh si binjake. Sidomos nga larg, janë kaq të ngjashme. Stili i flokëve, rrobat, trupi njëlloj se kështu ka dalë moda. Ca gjëra nuk harrohen që nga fëmijëria. Meqë e kemi pasur qejf atëherë, përse të mos e bëjmë dhe tani? Kështu që kapni për krahu një motër, shoqe, ose kushërirë dhe bëhuni binjake për një ditë. /Tirana Post/

SHKARKO APP