Biseda me Kiarën, flet Maestro: Dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live

Ata janë personazhet më in të medias. Moderatorja Kiara Tito dhe tenori Armaldo Kllogjeri krijuan raporte të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”. Pas daljes së Kiarës për herë të dytë nga shtëpia, Maestro duket se i ka lënë pas hatërmbetjet dhe e ka telefonuar Kiarën për të pyetur sesi po e përjetonte fazën e post-Big Brotherit.

Nga ana tjetër, ai zbuloi gjithashtu se së fundmi pas daljes së saj ai e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel.

Maestro është përgjigjur ndjekësve në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania. Më tej, tenori i njohur ka komentuar marrëdhënien e Luizit me Efin. Sipas tij Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?