Biznesmeni u gjet i vdekur në Farkë, Bes Kallaku bën dedikimin prekës

Aktori i humorit, Bes Kallaku përmes një fotoje në Instagram i ka dhënë lamtumirën mikut të tij, biznesmenit Eugert Lazajt i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 30 korrik.

Kallaku e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe me buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Aktori shton se kushdo që e ka njohur biznesmenin e dinte mirë se çfarë personi ishte ai.

”Lamtumire shoku im i mirë. Vërtet të pabesueshme janë ndarjet prej jetës me njerëzorët si ty, me mirësinë e zemrës dhe buzëqeshjen e stampuar në fytyrën tënde që largon trishtimin. Por sot trishtueshëm na ka mbet veç e qeshura jote dhe kujtimet. Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishe. I lehtë dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh”.

https://www.instagram.com/p/CDlw6NjHCqf/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP