Bjordi flet për martesën: Nuk e gjeta në 1 shtëpi por në largësi

Bjordi është tashmë prej vitesh në marrëdhënie me Jona Spahiun, e cila jeton në Austri. Një lidhje në distancë nuk i ka ftohur gjërat mes tyre madje, siç thotë Bjordi, largësia e bën më të bukur këtë lidhje.

Bjordi Mezini, ish-banori i Big Brother 2, thotë se i pëlqen që ajo nuk është pjesë e showbiz-it dhe se mbi të gjitha, Jona i fal qetësi. “Kam gjetur një person që më bën të ndihem shumë mirë. Është jashtë botës së showbiz-it, një vajzë shumë e mirë”,tha ai.

Megjithatë, një marrëdhënie në distancë nuk është e thjeshtë. Është e kushtueshme dhe kërkon kohën e vet por, Bjordi dhe Jona po na tregojnë se kur ke dëshirën, mund t’ia dalësh. “Harxhojmë shumë para me bileta avioni. Kështu ia bëjmë. Të dy, sa herë kemi mundësi dhe para, presim biletën”, shton Bjordi.

Madje edhe pse larg, “mistreci” i shtëpisë së BB ka filluar ta çojë nëpër mend martesën. Sigurisht që tani është pak herët për të, por në të ardhmen e shikon veten dhëndër!

“Nëse kështu vjen me kalimin e kohës, është mëse e mirëpritur. Unë s’bëj plane për çfarë do të bëj brenda dy javësh, lëre pastaj për dasmën. Do ta bëjmë me qejf kur të jemi gati. Është diçka që s’e planifikoj dot. Jam akoma fëmijë në këtë pjesë. Nuk marr dot përgjegjësi të tilla”, deklaroi ai.

SHKARKO APP