Blendi Fevziu pas në kohë, kujton debatin 17 viteve më pare, Mustafaj-Rama

Moderatori i njohur dhe shumë i diskutuar Blendi Fevziu është bërë nostalgjik dhe është kthyer 17 vjet pas në kohë kohë, duke rikujtuar një ndër debatet e para dhe të fundit publike mes Besnik Mustafajt dhe Edi Ramës, dy kandidatët për bashkinë e Tiranës. “13 Shtator 2000. Debati Edi Rama – Besnik Mustafaj për Bashkinë e Tiranës. Ndër me interesantët gjithnjë. Takimi në Shtator.  #20vjetopinion”, shkruan Fevziu në “Facebook”, duke e shoqëruar me një foto nga momenti. Debati Rama-Mustafaj ka qenë i fundit i zhvilluar për garën e kryeqytetit. Që prej atëhere kandidatët për bashkinë më të madhe të vendit nuk kanë pranuar të dalin më në një ballafaqim publik. Kultura e debatit publik në Shqipëri vijon të mbetet ende shumë larg vendeve perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?