Bleona Qereti shpallet Ambasadore Nderi

Ajo ka fluturuar drejt Moskës, ku ka qenë e ftuar në një kampionat shumë të rëndësishëm shahu.

Kështu, Bleona Qereti ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram të jetë zgjedhur ambasadore Nderi e kampionatit botëror të shahut.

“E nderuar që jam zgjedhur ambasadore nderi e këtij kampionati shahu. U uroj të gjithë konkurrentëve shumë fat”, shkruan Bleona në rrjetet sociale, e cila shfaqet në këtë foto krah të Presidentit të Armenisë.

Konkretisht, këngëtarja shqiptare është fotografuar edhe me presidentin e Armenisë, Serzh Sargsyan dhe milionerin, përkatësisht shahistin armen, Kirsan Ilyumzhinov.

SHKARKO APP