Blerja e “çmendur” e Gates: Jahti futurist prej 645 milionë dollarësh – Funksionon me hidrogjen dhe është 112 metra i gjatë!

Njeriu i dytë më i pasur në botë ka blerë një super jahti futurist që mundësohet plotësisht nga hidrogjeni i lëngshëm, domethënë emisioni i tij i vetëm është uji. Bill Gates besohet se ka paguar 645 milion dollarë me qëllim blerjen e Aqua, e cila u prezantua për publikun e gjerë në shfaqjen e jahteve në Monaco vitin e kaluar.

Anija luksoze është rreth 112 metra e gjatë dhe përfshin pesë kuverta të plotë me hapësirë ​​për 14 të ftuar, 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, studio yoga, dhomë bukurie, sallon masazhesh dhe pishinë në kuvertën e saj të pasme.

Por tipari i saj më mbresëlënës janë dy rezervuarët e mbyllur me 28 ton vakum që ftohen në -253C dhe mbushen me hidrogjen të lëngshëm që fuqizon anijen.

Gates, 64 vjeç, dihet që rregullisht bën pushime në bordin e super jahteve, megjithatë kjo është hera e parë që ai ka blerë një të tillë. Në të kaluarën ai zakonisht merrte me qira anije gjatë udhëtimeve verore në Mesdhe. Anija e re pritet të jetë e gatshme për të dalë në det të hapur në vitin 2024. (DailyMail)

/ SCAN

SHKARKO APP