Blero dhe Afrona zyrtarisht të ndarë

Lajmi për ndarjen e tyre vjen, pasi Afrona Dika fshiu çdo foto dhe postim me Bleron duket hedhur dyshimet e para për ndarjen përfundimtare të tyre. Gjithashtu sipas Prive.al Afrona nuk është më ndjekëse e llogarisë së Instagram-it të Bleros. Afrona dje ka postuar një shprehje në Instagram që ka vërtetuar dyshimet e ndarjes mes tyre. “Një ditë do zgjohesh në mëngjes dhe do mendosh çka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh të gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhimbjen në të cilën e bëre të kalojë. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin të cilin tashmë e kishte njohur”. Komentuesit kanë reaguar duke pyetur, nëse vërtet janë ndarë përfundimisht dhe kanë ngushëlluar Afronën duke komentuar se ajo meriton me shumë se Blero. Ndërkohë në llogarinë e Bleros vazhdojnë të jenë fotot e tyre, mbetet për t’u parë se si do reagojë Blero, do i fshijë dhe ai fotot, apo do kemi sërish paqe mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?