Blero tregon marrëdhënien e të fejuarës me ish-gruan e tij dhe planin e madh të jetës
Showbiz E Enjte, 20 Maj 2021 17:03
Blero, ka ndarë sot me publikun detaje nga jeta e tij personale, marrëdhënien me ish-gruan dhe partneren e re. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina, Blero rrëfen se njerëzve u bën përshtypje marrëdhënia që ish-gruaja e tij, Teuta ka me të fejuarën e tij, Afronën. “Njerëzit habiten si mund të rrijë Teuta dhe Afrona bashkë, por është shumë normale për mua. Teuta është nëna e Tarës. Afrona është e fejuara ime dhe ato domosdo duhet të shkojnë mirë me njëra-tjetrën”, ka thënë Blero.
Blero zbuloi që shtëpia e tij dhe e Teutës janë vetëm 200 metra larg dhe ai kalon më shumë kohë tani me të bijën sesa kur ishte ende i martuar. “Tara është gjithçka, është jeta ime”, -tha ai duke treguar që ajo rri ku të dojë, ose te mami ose te babi dhe ai nuk mungon asnjëherë, madje së fundmi e kishte shoqëruar në mbledhjen e prindërve në shkollë, ku mësuesit i kishin thënë që te Tara nuk vihet re aspak që i ka prindërit të ndarë.
Po ashtu, Blero ndau me publikun dhe planin e tij të madh të jetës; një bashkëjetesë së shpejti me Afronën. Ashtu siç dihet, Afrona jeton në Zvicër, ndërsa çifti ka në plan të bashkëjetojnë në Prishtinë.
/BW