Bojken Lako do të ngjitet në skenën e Festivalit të RTSH-së me një detaj fatsjellës (Foto)

Mes këngëtarëve që do të ngjiten këtë vit në skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar është edhe Bojken Lako. Këtë vit këngëtari do të dalë në skenë me një detaj që për të është fatsjellës.

Burime pranë produksionit të festivalit janë shprehur për rtsh.al se Bojken Lako do të shfaqet me një palë syze vintage që i përkisnin stërgjyshit të tij në vitin 1880.

Syzet kanë kaluar nga stërgjyshi i këngëtarit te vetë ai me një ndryshim të vetëm në xhamin e tyre, në vitin 1995 dhe kjo është hera e parë që Bojkeni i mban në një dalje skenike.

SHKARKO APP