”Bomba” e fundit, Mbretëresha largon nipërit nga familja. U heq titujt
Familjet mbretërore europiane po pësojnë ndryshime të forta. Pas Britanisë, një tjetër debat është ndezur pas vendimit të Mbretëreshës Margrethe të Danimarkës, për t’i hequr titullin 4 nipave të saj.
Bëhet fjalë për fëmijët e djalit të saj të dytë, princit 53-vjeçar Joachim, që nga janari 2023 do të mbajnë vetëm titullin e kontëve të Monpezat, titull jo i mbretëreshës, por të bashkëshortit të saj.
Vendimi vjen që ata të shohin jetën e tyre, pa qenë të kufizuar nga detyrimet e të qenurit pjesë e familjes mbretërore, por Princi Joachim ka deklaruar nga Parisi ku jeton se fëmijët e tij, se janë shumë të trishtuar nga vendimi.
Por vendimi i Mbretëreshës nuk preku nipërit nga djali i madh, Frederik, trashëgimtari i fronit i cili ka po katër fëmijë, Christian, 16 vjeç, Isabella, 15, dhe binjakët 11-vjeçarë Vincent dhe Josephine.