Bonnie Tyler rrëzon super hitin “Despacito” me këngën e vitit 1983
Showbiz E Hënë, 12 Korrik 2021 03:39
Bonnie Tyler, këngëtarja me famë botërore, e cila kulmin e karrierës së saj e kishte në vitet 80-te, ka shënuar një sukses të paparë, duke kaluar edhe hitin super të famshëm “Despacito”.
Tyler ka kënduar këngën “Total Eclipse of the Heart”, pikërisht në momentin e eklipsit të djeshëm që kanë përjetuar qytetarët e Amerikës dhe kjo këngë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është radhitur e para në iTunes.
“Unë kurrë nuk lodhem duke e kënduar këtë këngë”, ka thënë këngëtarja Bonnie Tyler për Good Morning America, pak para se të këndonte këtë këngë në bordin e një anije udhëtimi në lindje të Bahamas.
Bonnie Tyler singing Total Eclipse of the Heart! #eclipseonroyal#eclipse2017 @mic pic.twitter.com/Le35PLIsyd
— Steph Wu (@bystephwu) August 21, 2017