Bora dhe Donaldi bashkë, Beatrix: Ju uroj lumturinë nëse e kanë gjetur

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Beatrix Ramosaj thotë se nuk do të bënte asgjë ndryshe në “Big Brother VIP Albania” nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas. Ajo tha se thjesht do ta kishte shijuar më shumë. Në një intervistë për “Mirage”, foli edhe për Donaldin dhe Borën, të cilët përfliten se janë ribashkuar.

E intervistuar pas festivalit “Netët e klipit shqiptar”, ku rrëmbeu çmimin e parë, ajo u pyet për reagimin e saj në lidhje me “persona të caktuar që janë parë bashkë në një sfilatë mode”.

Ajo tha shkurt dhe pastër. “Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata e kanë gjetur lumturinë, atëherë edhe unë ua uroj”.

SHKARKO APP