Brad Pitt i marrosur pas bashkëshortes: I besoj jetën time

Pak kohë më parë zerat flisnin se Brad Pitt do t’i jepte fund martesës së tij, por duket se të gjitha këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka konfirmuar faktin se bashkëshortes i beson edhe jetën.

Aktori shfaqet tepër tërheqës në kopertinën e revistës V, në numrin e saj më të fundit. Teksa ka pozuar gjysmë i zhveshur, aktori 51 vjeçar ka dhënë edhe një intervistë, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten Jolie dhe të qenit baba.

Duke folur për ekperiencën në filmin “By The Sea”, ku Pitt dhe Jolie luajnë krah njëri–tjetrit dhe kjo e fundit është regjisore, aktori shprehu vlerësimin më të madh për bashkëshorten e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e habitshme sa shumë e shijova këtë eksperiencë. Në rolin e regjisores ajo është shumë e vendosur, tmerrësisht intuitive dhe mund të them edhe shume seksi. I besoj asaj jetën time”, deklaroi Pitt për V.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket rolit të babait, aktori hollivudian tha: “Në fund të ditës na duhet të jemi prindër, të shkojmë tek fëmijët tanë të ëmbël e të “çmendur” dhe të flasim rreth ditës së tyre”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?