Brad Pitt, takim sekret me modelen australiane

Aktori i njohur Brad Pitt besohet se ka dalë në një takim sekret dhe intim me modelen australiane, Elle Macpherson. “Ata dukeshin shumë rehat në krahët e njëri-tjetrit, si një cift në një takim intim. Ai qeshte me gjithcka ajo thoshte dhe dukeshin shumë të afërt,” – thotë një burim për New Idea. 53-vjeçarja ka vetëm disa kohë që është ndarë nga bilioneri Jeffrey Soffer ndërsa Brad Pitt, që prej shtatorit është beqar. Të dy po shijojnë jetën dhe duket se një romancë e re në botën e Hollywood-it po fillon. Nuk është e sigurtë nëse një gjë e tillë është e vërtetë pasi kohët e fundit është përfolur shpesh për takimet e Brad Pitt me emra të njohur të ekranit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?