Braktis “Shihemi në Gjyq” për t’u futur në politikë? Çfarë thotë Eni Çobani
Vetëm pak ditë më parë në media u përfol që juristja Eni Çobani do të braktiste të “Dielën Shqiptare” për t’u bërë politikane.
Por pas shumë ditësh ka reaguar vetë Eni Çobani e cila i ka mohuar një herë e mirë këto zëra.
Më tej Eni na zbulon luftën e saj të përditshme me padrejtësitë, duke na zbuluar se lumturia më e madhe është fitorja, shkruan GSH.
Krahas angazhimit me njerëzit, jeta duket se ecën më së miri. Edhe pse ka një familje të shëndetshme, Eni Çobani ka veç një peng, që nuk ka bërë një vajzë…
Është folur se Eni Çobani do të largohet nga “Shihemi në gjyq” e do të futet në politikë. A është e vërtetë?
-Sa e befasuar jeni ju, jam edhe unë nga këto deklarata. Dhe më vjen habi që këto deklarata vihen në gojën e një njeriu si unë, që e njoh mirë se ç’është media, se ç’është rëndësia e një fjale kur hidhet në publik, dhe që normalisht janë totalisht të pavërteta.
Unë kam thënë vetëm opinionin tim se çfarë po ndodh në Shqipëri, të drejtë që e ka çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë, dhe nuk kam aluduar për asnjë moment fakte për të cilat janë hedhur së fundmi në publik.
Shpreh keqardhjen time të thellë për sa u përket fjalëve të cilat dikush mund t’i mendojë dhe i vë në gojën e Eni Çobanit. Eni u përgjigjet vetë të gjitha pyetjeve që mund të ketë dikush dhe mund t’ia bëjë dhe drejtpërdrejt.
Eni nuk do të largohet?
-Misioni vazhdon! Javë pas jave do të jemi atje me zotin Gjebrea, të vazhdojmë këtë mision të madh jo vetëm tonin, por është misioni i shqiptarëve që duan drejtësi.
Dhe Eni Çobani e ka zgjedhur prej pesë vitesh edhe vendin e saj, është motivi im, dhe do të vazhdojë në ndihmë të shqiptarëve.