Braktisi Besën në skenë, Elineli: Fajin e ka gruaja ime…
Besa Kokëdhima dhe Elineli ka prezantuar këngën e tyre më të re, por gjatë performancës në “The Voice”, ai e braktisi Besën në skenë dhe u largua.
Për herë të parë Elinel rrëfen arsyen e largimit nga skena, në emisionin “Thumb” në Abc Nëës. Gjatë intervistës për mikrofonin Thumb, ndër shumë të tjera ai është pyetur për arsyen e braktisjes së Besës në skenë.
Duke qeshur reperi tregon se bashkëshortja ka qenë shkaku i largimit nga skena: “Me shumë urgjencë më ka thirr gruaja dhe më tha hajde zemer urgjent në shtëpi! Guxo mos shko!”
Sigurisht që kjo është një batutë e Elinelit pasi shkak i largimit të tij kanë qenë pikërisht emocionet dhe më tej ai ka shtuar se Besa i ka thënë mos ta vrasë mendjen, shkruan Blitz.
“Besa më tha mos të ta ndjejë, e mua nuk ma ndjeu fare”- thotë ai.
Por pavarësisht se u përfol si një incident mjaft i sikletshëm duket se reperi e ka kaluar me shumë sportivitet madje ka thënë se prej kësaj ngjarjeje është përfolur më shumë ai se fituesi i “The Voice”.