Braktisi Shqipërinë, Lori Hoxha tregon çfarë e detyroi të ikte në Londër
Në 25-vjetorin e saj të lindjes, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, publikoi foto të ndryshme ku tregonte dhuratat e mikeshave të saj. Një prej dhuratave ishte një varëse çelësash për shtëpinë e re në Londër ku Lori do të jetojë.
Madje, pozat e saj të fundit në Instagram janë shkrepur në Londër, gjë që ka lënë të kuptohet se Lori tashmë është shpërngulur për të jetuar atje. Kuriozitetin e fansave se cila është arsyeja e marrjes së këtij vendimi, ajo e ka shuar në Instastory.
Lori i kërkon ndjekësve të supozojnë diçka për të dhe ajo do të përgjigjet nëse supozimi është i vërtetë apo i gabuar.
“Ti u shpërngule në Londër për të përfunduar studimet.”- i shkruan ndjekësi, të cilit Lori ja ka kthyer “E vërtetë”, duke lënë të kuptohet se kjo është arsyeja që ajo e braktisi Shqipërinë.

KOHA JONË SONDAZH

