”Break My Own Heart”, një reflektim i brendshëm nga Val Hajzeri

Artisti i ri i skenës, Val Hajzeri ka publikuar në platformën ”Spotify” këngën të re. ”Break My Own Heart” eksploron me ndjeshmëri dhe guxim një temë të dhimbshme: sjelljen e vetes si sfidë kryesore.

Me një atmosferë muzikore që përzien elementë pop-elektronikë dhe një vokal të përzemërt, Hajzeri flet për betejën e brendshme me vetveten, për dëshirën për të lënë mënjanë makthin, por edhe për frikën që e pengon atë.

Kënga është një manifest për ndërgjegjësim: për të mos hequr dorë nga liria për të zgjedhur. ”Break My Own Heart” ngre zërin për atë pjesë të secilit prej nesh, që përjeton zgjedhje të vështira  dhe vjen si kujtesë se ndjenja e vetë-robit është më e rrezikshme se çdo humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?