Bregu për këpucët 1800 euro: Ja si i vura në lojë mediat…
E ftuar në studion e “News 24”, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e pyetur nga studentët e ekselencës, për shkrimet e shumta në media, për veshjet e saj firmato, ka pohuar se i vjen keq sepse mediat bien pre e këtë lajme. Nuk kaloi pa u pyetur edhe për këpucët e famshme, që ajo sipas portale i kishte veshur në një nga protestat e opozitës.
“Unë si natyrë provokative që jam, vura në lojë mediat. Ajo e këpucëve ishte vendimi im i postova pa koment, pa asgjë me një këmbë dhe me kaq lashë. Shoh në të gjitha mediat këpucët, nxorën çmimin, çdo gjë. Pastaj shkrova që më vinte keq që edhe kësaj modeleje iu ngatërruan këmbët në politikë”,- tha Bregu.
Ajo thotë se pasi ka parë lajmin në shumë media ka nisur të qeshë. “Protagonistët e prodhimit të këtij lajmi e ndjenë vetën të vënë në lojë. Ne shqiptarët kemi abuzuar pak me lirinë e shpërndarjes së thashethemit si lajm”,- shton Bregu.