Brenda shtëpisë 7.3 milionë dollarëshe të Louis Tomlinson
Ai e ka kthyer Los Anxhelosin në bazën e tij të përhershme që kur mirëpriti në jetë djalin e tij të parë Freddie në janar të këtij viti.
Duket se Tinsel Town do të jetë përfundimisht shtëpia Louis Tomlinson, pasi besohet se këngëtari ka paguar 7.3 milionë dollarë për një vilë të re.
Banesa me katër dhoma gjumi ndodhet në Kodrat ikonike të Hollywood dhe ka të gjithë “prekjet” luksoze që një artist 24 vjeçar në top-lista do të dëshironte – përfshirë një pishinë paskajore, një kinema dhe bar privat.
Sipas E Online, ylli nga Yorkshire – i cili u bë i famshëm në grupin e tij One Direction – e ka blerë shtëpinë në zonën kryesore të Tinsel Town.