”Brigitte Macron është burrë”, bashkëshortja e presidentit të Francës i shpall luftë revistës

Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit të Francës i shpall luftë atyre që përhapin në rrjete sociale, teori konspiracioni ndaj saj.

Mediat franceze shkruajnë se ajo po përgatit një padi kundër revistës “Fe i Dokymo” me orientim ekstremist të djathtë se ka shpifur me fakte të rreme se 68-vjeçarja ka lindur mashkull, por është shndërruar në femër.

Revista pretendon se emri që nga lindja është Zho Mishel Tronjë. Me këtë emër është ngritur edhe një hashtag në rrjetet sociale.

Revista “Fe i Dokymo” pretendon se ka patur edhe një hetim tre vjeçar mbi identitetin e vërtetë të gruas së parë të Francës. Kjo media shquhet për spekulime të tilla dhe nuk është hera e parë publikon të tilla lajme të rreme për njerëz të famshëm.

SHKARKO APP