Brikena: “Mateo meriton përqafim çdo ditë”. A ka romancë mes tyre?

Gjatë qëndrimit të Mateos në shpellë, Brikena ka treguar një kujdes të veçantë ndaj tij, gjë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe banorëve të tjerë. Lidhja mes tyre u komentua edhe gjatë Prime-it të transmetuar mbrëmjen e kaluar.

Mateo shprehu se ndjeu një afrimitet të fortë me Brikenën, edhe pse ata ndodheshin fizikisht të ndarë – ai në shpellë dhe ajo në shtëpi. Ai theksoi se distanca nuk ndikoi në lidhjen emocionale që përjetuan gjatë kësaj periudhe.

Nga ana e saj, Brikena u shpreh se çdo veprim dhe kujdes që ka treguar ndaj Mateos ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë. Ajo shtoi se reagimet e saj kanë ardhur natyrshëm, bazuar në emocionet e momentit, dhe jo për efekt të kamerave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një pjesë të bisedës së tyre: Mateo: “Jam ndjerë shumë mirë, më afër ishim aty. E ndjeva përkujdesjen e Brikenës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Brikena: “Për respektin që ma jep Mateo çdo ditë, ai e meriton të marrë një përqafim çdo ditë. Unë jam tip që bëj gjërat kur i ndjej, jo vetëm për kamerat. Momentin që Mateo hyri në shpellë, ndjeva mungesën e tij. E vlerësova shumë për djalin që është. Më ka ardhur krejt natyrshëm të kujdesem për të.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?