Brikena puthet me Mateon, Gjyste Vulaj: Ndjenjat nuk shkruhen me skenar

Në Prime e së martës në ”Big Brother Albania Vip 5”, ndodhi puthja mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit. Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa ishin bashkë në dhomë të rrëfimit. Për këtë u bë një reagim nga këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila është një mbështetëse e modeles nga Kosova. Ajo thotë fjalë të bukura për Brikenën, duke shtuar se ndjenjat nuk mund të shkruhen me skenar. “Mund të jetë lojë e nisur, por ndjenjat nuk shkruhen me skenar. Të ruajt Zoti oj çikë, e ta bëftë rrugën e bardhë siç e ke zemrën”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?