Britney Spears hap qendër për fëmijët e sëmurë nga kanceri
Këngëtarja e famshme, Britney Spears ka bërë një gjest tejet human, transmeton Klan Kosova.
Ajo së fundmi e ka hapur një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer në Las Vegas duke dhuruar një milion dollarë.
Këngëtarja i ka dhuruar paratë e fituara nga shitja e biletave për performancat e saja në Planet Hollywood Resort & Casino, në kuadër të koncerteve “Piece of Me”.
Shefi ekzekutiv i NCCF, Jeff Gordon, e ka falënderuar Britneyn për angazhimin që projekti të finalizohej.