Britney Spears tradhton partnerin? Çifti drejt divorcit

Martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari po shkon drejt divorcit, sipas mediave amerikane TMZ dhe Page Six. Ylli i popit amerikan 41 vjeç dhe modeli 29-vjeçar i fitnesit janë ndarë pas një sherri të madh për shkak të tradhtisë së këngëtares.

Burime pranë çiftit zbuluan se ata u ndanë keq pas një thashethemi se Britney Spears e kishte tradhtuar, ndërsa një burim tha se Asghari ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm.

“Është vetëm çështje kohe para se Sam të kërkojë divorc”, tha një burim i afërt me çiftin për TMZ, duke shtuar se këngëtarja shpesh bëhej e dhunshme ndaj partnerit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti filloi romancën e tyre në tetor 2016 pasi u takuan në xhirimet e një videoklipi, u martuan në qershor 2022 dhe festuan përvjetorin e parë të martesës dy muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Britney Spears u sigurua të mbronte pasuritë e saj dhe bëri një marrëveshje paramartesore.

Sipas TMZ, marrëveshja paramartesore që Britney Spears nënshkroi me Sam Asghari parashikon që në rast divorci, ylli i popit do të mbajë të gjithë pronën e saj të fituar para martesës së tyre. Janë 60 milionë dollarë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?