Brooklyn Beckham feston 22-vjetorin e lindjes, ja urimi i bukur që e fejuara e tij i bëri

Djali i madh i David dhe Victoria Becham feston sot ditëlindjen dhe e fejuara e tijë shtë kujdesur që t’i bëjë urimin më special.

26-vjeçarja, Nicola Peltz, ndau në rrjete sociale një foto shumë të bukur krah Brooklyn-it, i cili mbush plot 22 vjeç, shkruan “Mirror”.

“Gëzuar ditëlindjen beb. Ti je një person i mrekullueshëm dhe me një zemër të pastër. Të dua shumë shumë Brooklyn”, shkroi aktorja krahas postimit.

Çifti i famshëm pozoi në plazh, nën rrezet e diellit, ndërkohë që Nicola i kishte hedhur duart rreth qafës së fotografit.

“Të dua shumë Nicola, gjysma ime tjetër”, i komentoi Brooklyn të fejuarës së tij.

O

SHKARKO APP