Brtiney Spears, seksi në biznesin e ri (FOTO)
Koha kur Britney Spears ishte ndër këngëtaret më të suksesshme duket se ka perënduar, por jo dëshira e saj për të dhuruar gjëra të reja.
Britney ka vuajtur rënien e popullaritetit dhe ka pasur probleme me transformimin e saj fizik.
Megjithatë ajo ka gjetur se si të rikthehet sërish në treg dhe këtë e ka bërë me koleksionin e saj të të brendshmeve Intimate Collection.
Këngëtarja i ka reklamuar vet rrobat seksi duke marrë kështu rolin e modeles, vetëm se thuhet se ajo ka përdorur shumë fotoshop për trupin e saj.
Gjithsesi ky biznes duket se po i shkon mirë Spears, e cila pretendon të shesë koleksionin e saj në 200 vende.