B*tha shihet për lojë! Eksitimi i Bucit, realiteti që po vr*t gratë

Nga: Redjon Shtylla

”Big Brother Vip Kosova 2”, ka shpërthyer me dinamika, dhe çdo orë në atë shtëpi ndodh nga një ngjarje, qoftë reale, apo e krijuar për kuadër të lojës. Në emër të kësaj të fundit, disa skena po bëjnë xhiron e rrjete sociale. Dy prej konkurentëve, Buci dhe Santiana, janë vënë në tabelën e kritikave më së shumti. Buci i fejuar dhe Santiana me të dashur jashtë, të deklaruar nga ajo vetë, janë parë shumë pranë, madje Buci duke e prekur tek të pasmet, por edhe më shumë.

Duke u ndjerë i sigurt në qëndrimet e tij dhe me sytë të fiksuar në çmimin final, Buci ka bërë një deklaratë që ka tronditur shtëpinë, duke thënë se është i hapur për krijimin e një lidhje brenda shtëpisë, edhe pse dihet që është i fejuar jashtë saj. “Unë kam ardhur këtu për të fituar çmimin dhe do të bëj gjithçka për ta fituar çmimin”, tha Buci.

Ai ka treguar se është i gatshëm të shkojë deri në fund për të arritur qëllimin e tij, duke lënë të kuptohet se loja për të nuk ka kufij dhe se çdo veprim është i lejueshëm në ndjekje të fitores. Sytë janë kthyer kah Buci për të parë se si do zhvillohet më tej kjo lojë e guximshme. A do të ndjekë Buci planin e tij deri në fund, dhe a do të ketë ndikim ky vendim në raportet e tij brenda dhe jashtë shtëpisë?

Por plani i tij është edhe realiteti që vr*et gratë. Loja ka rregulla, limite dhe norma, por këtë Buci ka vendosur që ti shkel, madje edhe duke e treguar. A mund të kurvërosh për një lojë, të cilën ti nuk e di sesi të sheh publiku? Publiku që ndjek Big Brother Vip Kosova, është kundër sjellës që ka treguar Buci me Santianën, por edhe kjo e fundit është fajtore, fajtore në mëkatin e lojës që po luan. Çfarë do të fitojmë?

E frikshme sesi Santiana është e lirë në veprime dhe mendime, lejon që Buci ta prekë në të pasme, dhe thonë që për lojë bëjnë gjithçka. Mirë po, po të dashurit që i kanë jashtë? A janë njerëz, apo kafshë? Se kafsha nuk i ndalon instiktet dhe hormonet, dhe Buci dhe Santiana kanë zhveshur çdo vlerë njerëzore. Kjo sjellje nuk është një shembull që duhet treguar në ekran, por tregon atë që ndodh në jetën reale, që mëkatarët janë, dhe dalin tashmë edhe hapur.

SHKARKO APP