BTS, Friends, Lady Gaga dhe Justin Bieber censurohen nga Kina
Kina nis censurën edhe ndaj artit dhe artistëve. Asnjë performancë e grupit të famshëm koreano-jugor BTS, nuk do të lejohet të transmetohet në asnjë kanal në Kinë, as përmes internetit, pasi do të bllokohet në Youtube e çdo kanal tjetër të mundshëm.
Ky vendim erdhi pas disa komenteve që djemtë e “BTS” kanë bërë vitin e shkuar rreth luftës koreane-kineze, që e kanë quajtur një histori të dhimbshme. Po njësoj do të censurohet edhe seriali që rikthehet në ekran me një seri speciale, Friends, pasi në të shkuarën 6 aktorët kanë bërë batuta me kinezët dhe Kinën, duke i fyer.
Censura prek edhe këngëtaren Lady Gaga, e cila as nuk lejohet të shkelë në Kinë, qoftë edhe për turizëm e jo më për koncerte, pas një takimi të saj me Dalai Lamën në vitin 2016. Duke shprehur mbështetjen e saj për liderin shpirtëror tibetian, Gaga ka mërzitur zyrtarët kinezë. Në Kinë nuk do të mund të ndiqet më as Justin Bieber, pasi ka shfaqur sjellje jo të hijshme.