Buble anulon pjesëmarrjen në Brit Awards

Këngëtari Michael Buble raportohet se ka anuluar pjesëmarrjen e tij si udhëheqës i Brit Awards, për t’u fokusuar në përkrahjen e djalit për të mposhtur kancerin në mëlçi. Ylli 41-vjeçar, u ka thënë shefave të Brit se është i përqendruar që te shpëtojë jetën djalit të tij tre vjeçar, Noah. “Ai do të linte shenja të veçanta atë natë, pra është për keqardhje, por për momentin prioritet i tij është familja”, ka thënë një burim për gazetën The Sun. “Ishte vendim i vështirë, por Michael ka vendosur që ta lërë anash udhëheqjen e Brit Awards”, ka shtuar ky burim. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve pritet të mbahet më 22 shkurt në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?