Buci i bindur që garën të premten e ndërpret Linda, i bën presion teksa flet me të

Pas Primit të së hënës mbrëma në ”Big Brother Vip Kosova 2”, Ylli Dervishi është ballafaquar me Linda Halimin pasi është njëra nga banoret e nominuara.

Ai shkoi në tualet duke i thënë këngëtares nga Vitia se dëshiron të përshëndetet me të, duke qenë i bindur se do të largohet këtë javë.

“Erdha me u përshëndet me ty”, iu drejtua Buci teksa artistja po qeshte tërë kohën. Ajo tha se e ka marrë me pozitivitet dhe se nuk e ka problem të largohet nga shtëpia.

Ylli vazhdoi ta ndiqte Lindën edhe në dhomë të gjumit, gjersa Linda i tha se ka frikë që mos eliminohet Santiana.

SHKARKO APP