Bum kritikash, Lohan e tepron me “Photoshop”

Ndonëse nuk është hera e parë që aktorja Lindsay Lohan akuzohet për përdorimin e "Photoshop"-it në fotografitë e saj, ajo sërish e ka tepruar. Ajo është kritikuar sërish nga fansat për teprimet në fotot e saj, por kjo gjë se ndal aspak atë.  Aktores i është dashur të përballet sërish me shumë kritika për shkak të një fotografie, ku shfaqet me belin më të hollë se zakonisht. Ndonëse e ka fshirë menjëherë postimin nga rrjeti social Twitter, ndjekësit kanë arritur ta ruajnë dhe ta shpërndajnë atë. Në fotografinë e publikuar, Lohan ka pozuar përpara shkallëve duke treguar belin e hollë, por një parregullsi vihet re tek shkallët, duke bërë të mendohet se është përdorur Photoshop-i.

Aktorja problematike ndonëse kërkon të rikthehet pranë fansave të saj, duket se shumë punë ka për të pasur përpara, pasi shqetësimet e së kaluarës, i kanë lënë gjurmë.

SHKARKO APP