Burri më seksi në botë për vitin 2020, sipas titullarit në fuqi
Kur u shpall nga People si “Burri më seksi në botë” për vitin 2019, John Legend ishte i vetëdijshëm për reagimin e njerëzve, madje edhe vetë u habit nga zgjedhja e “People” sa bëri shaka në Twitter duke krahasuar veten me Idris Elba-n, i shpallur si njeriu më seksi në botë për vitin 2018.
Sot, titullari në fuqi ka disa ide se kush mund të jetë sipas tij burri më seksi për vitin e pandemisë a.k.a 2020.
“Më ka pëlqyer me të vërtetë teksa tallesha me veten, sepse s’e merr dot veten seriozisht kur dikush të cilëson si njeriun më seksi në botë. Nuk është fakt i mirëfilltë dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht”.
Jason Momoa ka të gjitha gjasat për t’u shpallur njeriu më seksi për këtë vit.