“Butrint Imeri kopjac, Arjola përfituese”, Fifi tregon për lidhjen me Aldisin: I shkruajta e para, atë ditë e putha

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka bërë disa deklarata të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”. Fifi ka bërë lidhjen me emrat, por e papritur ishte ajo që tha për këngëtarin Butrint Imeraj, të cilin e cilësoi “kopjac”, ndërsa aktoren Arjola Demiri “përfituese”. Si artistin më të mirë cilësoi Flori Mumajesin, si personin më seksi, Adisin dhe si mik cilësoi Klajdi Harunin. Gjysmën e banorëve të Bib Brother, Fifi i ka cilësuar si të pabesë.

Artist? Flori Mumajesi
Seksi? Adisi
Mashtrues? Romeo
Përfitues ? Arjola Demiri
Kopjac? Butrint Imeri
Mik? Klajdi Haruni
Prezantues? Lobi
Humorist? Cekja
Kantautor? Elgit Doda, ose Alban Skenderaj
Duet? Donaldi

Po ashtu Fifi tregoi se u njoh përmes Kledit, dhe pas disa takimesh, Fifi i shkruaji, dhe po atë ditë janë puthur.

“Mardhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërru në jetë. Është dashur me u fut në BB me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëri i Adisit. Unë nuk kam unazë, kur ta kem, blihen këpucët. Jena taku dy tre her pasi kam dalë nga BB. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përball meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vet, jam dashi thash. Më ka ardh më ka taku. Atë ditë e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”.

SHKARKO APP