Cameron Diaz bëhet nënë në moshën 47 vjeçare, vjen në jetë Raddix Madden
Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden janë bënë prindër të një vajze.
Ka qenë vetë aktorja që nëpërmjet një statusi në Instagram ka njoftuar për lindjen e vajzës të cilën e ka quajtur Raddix Madden.
‘Gëzuar vitin e ri nga Maddens, shkruan këngëtarja. Jemi shumë të lumtur, të bekuar, t’ju njoftojmë fillimin e kësaj dekade të re me lindjen e vajzës sonë Raddix.
Ajo ka mbushur me gëzim zemrat tonë dhe të gjithë familjes sonë, por pavarësisht se na ka mahnitur ardhja e saj në jetë duam të mbrojmë vajzën tonë dhe kërkojmë ruajtjen e privatësisë. Nga familja jonë për ju, ju dërgojmë urimet më të mira për Vitin e ri dhe dekadën e re’, shkruan aktorja.