Camila Cabello kërkon falje për gjuhën raciste: U tregova injorante dhe e paedukatë

LOS ANGELES, CALIFORNIA - AUGUST 06: Camila Cabello attends Variety's Power of Young Hollywood at The H Club Los Angeles on August 06, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rodin Eckenroth/Getty Images)

Popstari Camila Cabello kërkoi falje për përdorimin e gjuhës së urrejtjes pas postimeve raciste në mediat sociale kur ishte adoleshente.

Këngëtarja e “Señorita” shkroi në Twitter se ishte thellësisht e turpëruar për sjelljen e saj në të kaluar duke shtuar se u tregua injorante dhe e paedukatë.

“Kur isha më e re, unë përdora gjuhë për të cilën më vjen shumë turp dhe do të pendohem përgjithmonë,”- tha ajo për 10.3 milion ndjekësve të saj. “U tregova e paedukatë dhe injorante. Por u ndërgjegjësova për peshën dhe kuptimin e vërtetë të kësaj gjuhe të tmerrshme dhe lënduese, jam e turpëruar që përdora këtë gjuhë të tmerrshme.”

Ndërsa kërkoi falje për komentet e saj.

“Unë kërkova falje atëherë dhe përsëri po kërkoj falje tani.”

22-vjeçarja, e cila u bë e famshme me grupin e vajzave Fifth Harmony në vitin 2012, është akuzuar për racizëm dhe postimet e saj të vjetra u bënë publike.

Por Cambello shtoi se tashmë është e pjekur dhe është penduar për komentet e saj.

SHKARKO APP