Can Yaman prezanton nënën e tij, fansat gëzohen nga veprimi i aktorit

Aktori Can Yaman prej disa javësh ka qenë jo aktiv në rrjete sociale pasi po kryen shërbimin ushtarak. Ai madje i habiti të gjithë më ndryshimin që bëri në pamje duke prerë flokët e gjatë dhe mjekrën. Pas kaq shumë kohësh larg syrit të publikut Yaman është rikthyer në Instagram dhe ky veprim i ka gëzuar fansat e tij.

Aktori ka postuar një foto me të ëmën, i veshur ushtar dhe shkruan “Nëna ime e dashur”. Yaman ka marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat të cilëve u kishte munguar shumë aktori.

Fansat mezi presin ta shohin sërish në ekran. Roli i fundit nga Yaman ishte në serialin “Erkenci kus”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?