Capital T dedikim prekës për të ëmën
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka njoftuar se do të lansojë këngën e re dedikuar nënës së tij. “Fjalët e nënës” mban titullin projekti i ri, për të cilin është duke punuar që një kohë të gjatë dhe duke realizuar një videoklip të veçantë.
Para lansimit të këngës së re, Capital T postoi një foto në llogarinë e tij të Instagramit duke bërë një dedikim për nënën e tij. ”Ekziston një butësi në dashurinë e një nëne ndaj një djali që tejkalon të gjitha afektet e tjera të zemrës. Të dua nënë përgjithmonë”,-ka shkruar reperi.
Reagimet kanë qenë të shumta lidhur me postimin e artistit të njohur, marrë parasysh se prindërit janë pjesë e pandashme dhe më e rëndësishme e çdokujt. Kënga “Fjalët e nënës” është pjesë e albumit të ri të reperit.