Capital T dhe Adrola Dushi, një showmancë

Nëse ngjarjet e javës në showbiz do të kishin një kryefjalë, padyshim që do të ishte Capital T dhe Adrola Dushi dhe jo më kot. Fotoja me një zemër në mbishkrim nuk u postua ashtu rastësisht pasi të dy ishin të vetëdijshëm për gjithë çfarë do të përflitej. Shtojmë këtu edhe faktin se askush prej tyre nuk preferoi të komentonte të mohonte ose pohonte romancën që po përflitej nëpër portale. Capital T dhe Adrola “i kurdisën” mirë gjërat, në mënyrë që sot të mbërrijmë te “C’est la vie”, jo parfumi i Christian Lacroix, por klipi i ri i reperit.

Gjithë çfarë u përfol ishte një formë e showmancë, term që përdoret gjerësisht në ditët e sotme dhe rrjedh nga show+romancë. Showmancë përshkruan marrëdhënie që zhvillohen me qëllim promovimin e projekteve të ardhshme. Më e përhapur është në kinematografi, prodhime televizive (si Big Brother apo Survivor) dhe industrinë e muzikës.

Në të tilla raste, artistët/konkurrentët hiqen sikur janë në raport me dikë tjetër ose përgatisin terrenin që të përfliten si të lidhur, në mënyrë që të fitojnë vëmendjen e mediave e rrjedhimisht të publikut. Siç e thamë më sipër, programe si Big Brother apo Survivor mendohet se bëjnë pjesë çifte ose njerëz që hiqen si të tillë në mënyrë që publiku të ketë më tepër interes.

Në përgjithësi, ky fenomen kritikohet, pasi nënkupton që një prodhim dhe/ose artist i caktuar, nuk është plotësisht në gjendje të tërheqë vëmendjen pa “hile”. Sigurisht që kjo nuk përkthehet automatikisht në “paaftësi artistike”, pasi raporte të tilla janë përdorur edhe nga njerëz të rëndësishëm në një industri të caktuar. Por sidoqoftë, mbetet një formë jo fort e këndshme marketingu dhe konsiderohet si e padrejtë për fansat. /Anabel/

Capital T - C’EST LA VIE (Prod by. Jumpa)

SHKARKO APP