Capital T “lë pa frymë” ndjekësit, ndan me ta momentet gjatë stërvitjes

Reperi i njohur, Capital T komentohet shumë për fizikun e tij. Ai shpesh herë ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” momente nga stërvitja. Edhe gjatë karantinës atë e shihnim të ushtrohej çdo ditë në ambjentet e shtëpisë duke dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Së fundmi reperi ka postuar një foto në “Instagram” teksa shihet duke bërë stërvitje në shtëpinë e tij. I fokusuar në atë çfarë po bën dhe me trupin në super formë Capital na jep një mësim të mirë. Pra stërvitjen mund ta bëjmë në çdo moment dhe vendin që ne duam, mjafton vullneti.

Menjëherë të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të tij, të cilët kanë mbetur “pa frymë” nga ajo çfarë po shohin.

SHKARKO APP