Capital T surprizon Adrola Dushin në mënyrën më të bukur
Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre. Megjithëse janë përpjekur ta mohojnë lidhjen e re, faktet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar. Disa herë ata janë arratisur bashkë për pushime, por asnjëherë nuk kanë publikuar foto me njëri-tjetrin. Megjithatë detajet nëpër fotot personale kanë zbuluar se ata kanë qenë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk preferojnë lidhjen ta bëjnë publike.
Romanca mes tyre vazhdon dhe ata duket se po jetojnë ditët më të lumtura me njëri-tjetrin. Së fundmi, Adrola ka publikuar në Instagram një foto përmes së cilës ka treguar se ka marrë një surprizë shumë romantike.
Ajo ka postuar në Instagram një foto në të cilën shihet me një tufë trëndafilash të kuq në duar dhe duket se ndodhet në një vend buzë detit. Dikush ka përgatitur një surprizë speciale për modelen dhe të gjithë janë të bindur se pas saj fshihet Capital T.
Menjëherë ndjekësit kanë nisur nga komentet për çiftin:
“Capital T bravo”
“Dhe ti zgjedh Trimin”
“Urime Capital T”
“Capital T po bën foton apo jo?”
Ndërkohë i ftuar disa ditë më parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Capital T pranoi me gojën e tij se është i dashuruar dhe se do të presë dhe pak për të zyrtarizuar marrëdhënien.
“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.