Capital T zbulon bashkëpunimin ”e çmendur”
Në albumin e ri të Capital T, emri i radhës për bashkëpunim është reperi Elinel.
Në përshkrimin e fotos, Capital T e ka quajtur “Sajko Elli”, një pseudonim që rrjedh nga anglishtja “Psycho”, që do të thotë “i çmendur”, sigurisht në kuptimin më të mirë të fjalës.
Elinel njihet për tekstet e pasura dhe rrjedhshmërinë e rrymës së tij që e ka shoqëruar në çdo hap të karrierës muzikore.
Capital T njofton se lista e plotë e këngëve të albumit “Heart Broken Kids” do të publikohet nesër.
View this post on Instagram