Cara Delevigne, modelja dhe artistja me bikini ne Saint Tropez
Vera vazhdon për Cara Delevigne. Super modelja që prej pak kohësh ka mbushur 25 vjet, ka organizuar një festë të madhe, ku tregon siluentën e saj perfektë me bikini bardhë e zi dhe modelin e saj të flokëve, në një yaht super luksoz në ujërat e Saint Tropez.
Me të edhe shumë mikesha dhe motra Poppy. Nga moda tek kinemaja dhe muzika duke kaluar tek letërsia, Cara ka treguar se është një artiste e gatshme për çdo sfidë.
Në 21 shtator ajo do të jetë protagoniste e ‘Valerian dhe qyteti i mijëra planeteve’, një vepër fantastiko-shkencore e drejtuar nga Luc Besson, në të cilën artistja këndon një nga këngët kryesore të muzikës së filmit. Modelja ka shkruan kohëve të fundit edhe një libër, i cili pritet të dalë në tetor.